
Klubi i Ajax po vuan një krizë identitare që prej një viti. 1 vit më parë drejtori teknik i amsterdamasve Marc Overmars u dorëhoq nga posti i tij pas disa skandaleve telefonike që shpërthyen në media.
Prej atëherë Ajax është pa drejtor teknik dhe vuan shumë nga aspekt i menaxhimit. Gjithashtu në verë iku dhe trajneri Erik Ten Hag që la një boshllëk akoma edhe më të madh në klub. Por një nga legjendat hollandeze Ruud Gullit ka zbuluar një histori në lidhje me këtë çështje.
I ftuar tek “Zingo Sport” Gullit tha: “Një burim shumë i besueshëm më tha se Seedorf ka aplikuar për postin e drejtorit teknik por Ajax nuk i ka kthyer përgjigje”.
Kjo ka hapur shumë debate në Hollandë pasi Seedorf është një nga emblemat e Ajax që ka fituar Championsin e fundit për amsterdamasit në 1995.