Ultras Guerrils do jenë prezent si gjithmonë ditën e sotme për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen me Skëndërbeun në Korçë. Ata nëpërmjet një statusi në Facebook kanë paralajmëruar arbitrat dhe federatën që të mos bëjnë padrejtësi në drejtim të Partizanit. Më poshtë keni gjithë deklaratën e tyre në Facebook:
" Kjo ndeshje eshte shume delikate dhe shume e rendesishme. I bejme thirrje arbitrave dhe Federates te kene kujdes pasi nuk do te tolerojme tashme asnje padrejtesi qe do ti behet Partizanit. Nuk tolerojme sidomos ne nje ndeshje ku ekipi kundershtar eshte boterosht i njohur per trukime dhe shitblerje arbitrash ndeshjesh dhe bastesh. Ndaj mos u beni shkaku qe mos te jemi ne pasoja !
Larg duart nga futbolli !"
Statusi i Guerrils në Facebook