
Tranjneri spanjoll Pep Guardiola ka vendosur të ulë euforinë që qarkullon te fansat e Mançester Sitit. Tifozët pas emërimit të Guardiolës në krye të klubit janë entuziazmuar tej mase dhe kanë filluar të pretendojnë jo vetëm triumfin në kampionatin anglez por edhe në kompeticionet europiane.
“Do të jetë e vështirë të fitoj trofe me Mançester Sitin. Në Angli ka shumë skuadra të forta dhe triumfi është diçka që do shumë punë. Megjithatë unë shpresoj që gjatë drejtimit tim, Siti të fitojë sa më shumë trofe që të jetë e mundur”, ka thënë Guardiola.
Guardiola njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll teksa me Barcelonën dhe Bajernin ka fituar disa herë kampionat dhe Champions League.
Poll