Pep Guardiola është emëruar prej disa ditësh në krye të stolit të Manchester City. Trajneri që ka pasur më përpara drejtimin e Barcelonës dhe Bayern të Mynihut ka nisur kështu një tjetër sfidë tashmë në Angli. Por më shumë sesa flitet për mënyrën sesi Guardiola do të udhëheqë ekipin drejt arritjes së objektivave, mediat dhe jo vetëm e kanë transformuar fokusin te dueli i tij me Murinhon. Ky i fundit është vënë në drejtimin e klubit tjetër të Manchesterit, te United.
Edhe në daljen e parë për media të Guardiolës te City, ai u pyet në lidhje me Murinhon. Duke i shprehur se prania e portugezit në këtë kampionat do ta rrisë më shumë rivalitetin dhe lojën e skuadrave. Ai e ka vlerësuar maksimalisht portugezin, duke thënë se rivaliteti mes të dyve vetëm sjell rritje të nivelit të skuadrave.
‘’Murinho do të fitojë, unë dua të fitoj. Ne e njohim njëri tjetrin shumë mirë që në kohën që të dy drejtonim në Spanjë. Mendoj se ky është avantazhi i kampionatit këtu, sepse luajnë jo vetëm lojtarët më të mirë po edhe menaxherët më të mëdhenj. Konkurrenca me Murinhon më imponon mua të rritem më shumë profesionalisht’’, ka shprehur Guardiola.
Ai ka dhënë gjithashtu vlerësimet më të mira në drejtim të Antonio Kontes, një tjetër teknik i jashtëzakonshëm që do ti bashkohet Premier League këtë sezon.