
Manchester City mund të sigurojë që në këtë fundjavë titullin në Premier League dhe pikërisht në një përballje direkte me Manchester United. Por duket se Pep Guardiola do e 'injorojë' takimin e kampionatit përballë 'djajve të kuq'. Tekniku spanjoll e konsideron tashmë të fituar kampionatin dhe nëse nuk do zyrtarizohet këtë javë titulli kampion do vijë në javët e ardhshme.
Pep preferon që të përqendrohet te sfida e rëndësishme e Champions League përballë Liverpool dhë në fundjavë pritet të hedhë në fushë formacionin e dytë të Cityt. Emra si Laporte, Delph apo Foden dhe ndonjë tjetër që nuk ka pasur minuta të shumta këtë sezon do jenë në fushë kundër Unied. Guardiola në këtë mënyrë 'injoron' rivalët e përjetshëm dhe përqendrohet në Champions League ku e pret një duel shumë i fortë me Liverpool.