Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardiola humb njeriun e shtrenjtë, ishte infektuar nga koronavirusi

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola humb njeriun e shtrenjtë, ishte infektuar nga koronavirusi

Nëna e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.

Dolors Sala Carrio ka vdekur në qytetin e Barcelonës në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur klubi anglez, ku i shprehte ngushëllimet trajnerit.

Familja e Manchester Cityt është shkatërruar për të raportuar vdekjen e sotme të nënës së Pep Dolors Sala Carrió në Manresa, Barcelona pas infektimit nga koronavirusi. Ajo ishte 82 vjeç.

Të gjithë të lidhur me klubin dërgojnë simpatinë e tyre më të përzemërt në këtë kohë më shqetësuese te Pep, familja e tij dhe të gjithë miqtë e tyre", shkruhet në njoftimin e klubit.

Nuk dihet nëse trajneri ka patur kontakte me nënën e tij kohët e fudnit, pasi mund të rrezikojë që të jetë edhe ai i infektuar.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi më shumë se 135 mijë persona janë infektuar, ndërsa mbi 13 mijë kanë humbur jetën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga