Pep Guardiola trajneri Manchester City ka shprehur mendimin e tij rreth lojtarit Marc Cucurella duke thënë: “Ne jemi në negociata. Në qoftë së nuk arrihet të ndodh, ne kemi alternativa… Cancelo, Wilson që është një talent i ri, Ake mund të luaj në atë pozicion. Haaland? Së pari duhet të arrij një kontigjent të mirë fizik dhe pastaj do të jetë i pandalshëm.”
Marc Cucurella, 23 vjeç i lindur në Alella të spanjës është një ndër emrat më të përfolur për merkaton e Manchester City. Mbrojtësi i majtë i cili luan për Brighton ku regjistron 35 ndeshje dhe 1 gol të shënuar, ka një ofertë nga Manchester rreth 40 milionë euro. Oferta vlerësohet e ulët nga ekipi që ka në zotërim kartonin e lojtarit, pasi Brighton kërkon 50 milionë euro për spanjollin.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.