
Barcelona fiksohet me futbollistët e Manchester United. Pas Paul Pogba, gjiganti i La Liga ka shfaqur interes për një tjetër futbollist të "djajve të kuq".
Sipas mediave britanike, katalanasit kanë kërkuar informacione rreth gatishmërisë së Marcus Rashford për të lëvizur nga "Old Trafford", ide që mund të pëlqehet jo pak nga talenti anglez.
Megjithatë, 21 vjeçari do të ishte një sulmues luksi për stolin e Barcelonës, që aktualisht mbështetet tek sulmuesi uruguajan, Luis Suarez.
Gjithsesi, 32 vjeçari mund të largohet shumë shpejt nga "Camp Nou" dhe Rashford shihet si zëvendësuesi ideal i tij. Blerja e tij mund të ul shanset e kalimit të Antoine Griezmann te Barcelona.
Poll