
Antoine Griezmann mund të transferohet te Atletico Madrid. Sulmuesi i njohur mund të rikthehet në shtëpi dhe këtë e ka konfirmuar presidenti Enrique Cerezo. Në një intervistë të dhënë për "COPE", ai është shprehur se palët janë në negociata.
"Nuk përjashtoj asgjë, por mund të them se nuk është operacion i lehtë. Po presim lajme, jo vetëm nga Griezmann, por edhe për lojtarë të tjerë. Por e përsëris, Griezmann është operacion i vështirë", ka deklaruar ai.
Kujtojmë që Griezmann është një nga futbollistët e nxjerrë në listën e shitjes nga klubi i Barcelonës.
Poll