Granada nuk ka humbur kohë dhe ka prezantuar menjëherë trajnerin e ri. Ashtu siç ishte bërë e ditur nga mediat, Jose Ramon Sandoval do të drejtojë spanjollën në pjesëm e mbetur të sezonit duke zëvendësuar të shkarkuarin Alexander Medina. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në faqet zyrtare.
“Klubi i Futbollit Granada ka arritur marrëveshje me Jose Ramon Sandoval Huertas, i cili rikthehet në krye të “bardhekuqve”, pasi i ka drejtuar në të shkuarën nga maji 2015 deri në shkurt 2016, duke marrë përsipër shpëtimin nga rrëzimi, një mision në dukje shumë i vështirë. Klubi mirëpret sërish Sandovalin dhe i uron atij fat të mirë“, njofton Granada.
Në fakt për Sandoval është një rikthim te Granada, pasi i ka drejtuar edhe në sezonin 2015-2016. Në këtë mënyrë Myrto Uzuni do të drejtohet nga 55-vjeçari te skuadar spanjolle, e cila aktualsiht ndodhet e parafundit në renditje me 14 pikë në 28 ndeshje dhe rrezikon rënien në ligën e dytë spanjolle.