Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me bukuroshen bionde, Edonën. Ai dhe partnerja e tij kanë organizuar një dasmë, ashtu siç i ka hije dhe ia ka qejfi shqiptarit.
Siç shihet dhe në videot e publikuara në rrjetet sociale dasma e Berishës i përmbush të gjitha pikat për t’u quajtur një dasmë e vërtetë tradicionale, me tupanë dhe këngë popullore.
Futbollisti Mërgim Berisha ka qenë një ndër emrat më të komentuar përgjatë këtij viti, për shkak të historisë së tij me Vesa Vllasaliun.
Ajo ka qenë e fejuar me të dhe bëri disa deklarata, ku tha se Edona, shoqja e saj ia mori burrin.
Poll