Ylli brazilian, Vinicius Junior është vendosur sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për paraqitjen e tij në fushë por lidhur me jetën private. Sulmuesi prej kohësh është në një lidhje romantike me prezantuesen Virginia Fonseca, detaj të cili nuk kanë ngurruar që ta fshehin.
Çifti mjaft simpatik tashmë është bërë i pëlqyer edhe nga ndjekësit e tyre, të cilët janë edhe suportuesit por edhe dyshuesit më të mëdhenj të tyre njëkohësisht. Kjo pasi prej ditësh është aluduar se ata të dy mund ta çojnë lidhjen në një hap më tej, atë të martesës.
Sipas medias "Goal.Com" e para që ka kundërshtuar këto thashetheme ishte Fonseca e cila ka thënë se edhe pse lidhja e tyre po shkon shumë mirë, planet për martesë janë shumë të largëta, pasi ata të dy kanë vetëm 3 muaj lidhje.
“Mendoj se nuk keni gabuar ndonjëherë në një lajm për mua, por këtë herë keni gabuar keq. Martesë? Për atë Zot! Thjesht sapo kemi filluar një marrëdhënie dhe nuk ka mbushur as tre muaj. Intensiteti është i madh, por nuk ka folur për martesë, nuk ka martesë, jo”, ka deklaruar e dashura e Vinicius.
Ndër të tjera prezantuesja ka treguar hapur ndjenjat që ka për sulmuesin brazilian ku është shprehur se ai po e ndihmon që të bëhet version më i mirë i vetes. Përpos kësaj, influencerja është shprehur se është e dashuruar marrëzisht me yllin e Real Madridit.
“Marrëdhënia ime me Vinin po më ndihmon të mësoj. Unë jam shumë intensive dhe ai nuk është. Ai thotë: qetësohu, le të shkojmë ngadalë. Po mësoj të kontrolloj veten, të jem më pak intensive, të mendoj më shumë dhe të veproj me kujdes. Jam e dashuruar totalisht! Jam shumë e lumtur me Vinin, ndihem e dashur, ka qenë e mrekullueshme, fantastike”, është shprehur influecerja, Fonseca.
