Së fundmi është bërë shumë virale deklarata e ish-gruas së Kakasë, e cila pati theksuar se u nda nga futbollistë për shkak se ishte shumë i ‘përsosur’. Ish-futbollisti i Real Madrid dhe Milan ka reaguar, teksa ka theksuar se ka bërë gjithçka që dovorci të mos ndodhte.
Ndër të tjera ai ka një këshillë që kanë probleme me ndarjet, ku asnjë njëri mos detyroni të qëndrojë me ju. Pavarësisht gjithçkaje ai është i lumtur që nga ajo martesë ka dy fëmijë të mrekullueshëm.
“Ai nuk më tradhtoi kurrë, gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur, diçka mungonte. Problemi është se ai ishte i përsosur për mua,” pati theksuarCelino.
Përgjigja e mirë menduar e Kaka është: “Kam kaluar një vit duke u përpjekur të përtyp situatën e krijuar. Në vitin 2015 isha i martuar dhe bashkëshortja ime në atë kohë vendosi që të ndahej nga unë. Më tha: “Nuk jam e lumtur dhe palumturinë time ia atribuoj martesës.
Isha jashtë vendit, jetoja në Shtetet e Bashkuara dhe ajo kërkoi të kthehej në Brazil, fjalët e saj ishin: “Dua të kthehem në Brazil, dua të jetoj atje dhe nuk dua të jem më e martuar. Pastaj lexova librin që titullohej “Prova de Fogo”, një libër i mrekullueshëm për këdo që ka probleme me martesën. E rekomandoj.
Bëra gjithçka që të mos ndodhte divorci, sepse aty hyn konflikti i të krishterit, sepse na mësojnë që i krishteri nuk martohet dhe pastaj divorcohet. Kështu që thashë: “Do të luftoj sa të kem forcë për të luftuar”.
Por erdhi një moment kur ajo insistoi dhe tha: “Nuk dua më shumë, thjesht nuk dua”. Këtu historia përfundoi me dy fëmijë të mrekullueshëm: Luca dhe Isabela”, tha Kaka.
“Nëse je i krishterë dhe kërkon Zotin dhe dëshiron të vazhdosh, në rregull, nëse bashkëshorti yt nuk dëshiron, thua amin, shko në paqe. Mos detyroni askënd të qëndrojë me ju”, ka përfunduar Kakaja.