Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

RRËFIMI TRONDITËS/ Tradhtia e Mauro Icardit, mafia siçiliane gati të vriste sulmuesin! Si iu shpëtua jeta argjentinasit nga "viktima"

Shkruar nga NEWSPORT
RRËFIMI TRONDITËS/ Tradhtia e Mauro Icardit, mafia siçiliane
Mauro Icardi, Maxi Lopez & Wanda Nara

Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka treguar një histori të panjohur më parë për episodin e famshëm mes Mauro Icardi, Maxi Lopez dhe Wanda Nara. Sipas tij, Lopez i kishte shpëtuar jetën Icardit në vitet kur shpërtheu skandali që tronditi futbollin argjentinas e italian.

Bergessio, që në atë kohë ishte shok skuadre me Lopez te Catania, tha se persona të lidhur me mafien siçiliane kishin ofruar “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të tradhtisë.

“I thanë Maksit: ‘Do që të shkojmë pas atij djalit?’, por ai i ndaloi menjëherë”, tregoi ish-futbollisti. Sipas tij, vetëm ndërhyrja e qetë dhe vendimtare e Lopez shmangu një tragjedi të mundshme.

“A i shpëtoi jetën Icardit? Po, me kuptimin e plotë të fjalës", përfundoi Bergessio, duke zbuluar kështu një prapaskenë të pabesueshme pas historisë më të përfolur të futbollit modern, si "viktima" e tradhtisë ndali një tragjedi. 

 

Poll

Lexo gjithashtu