
Blerina Bajko, vajza e aktorit të njohur të humorit Agim Bajko, ka publikuar në rrjetet e saj sociale fotografi nga pushimet dhe bie në sy se nuk ka qenë vetëm. Blerina është parë në koncertet dhe shoqërinë e reperit të njohur italian Gué Pequeno.
Cosimo Fini, një nga ikonat e muzikës rep në Itali i njohur me emrat e artit Gué Pequeno dhe Lucky Luciano, duket se është dashuruar me vendin tonë. Ndoshta, dhe jo vetëm.

Pak ditë më parë, këngëtari milioner publikoi në profilin e tij me 2.7 milionë ndjekës fotografi nga koncertet dhe vëmendjen e mori veshja me fanellën e ekipit të Partizanit. Dhe zgjedhja e kësaj veshje nuk është krejt rastësore.
Blerina Bajko ka mbuluar për dy sezone me radhë Drejtorinë e Komunikimit dhe Marketingut të KF Partizani ndaj nuk është e vështirë të mendosh se cila ka qenë "muza e frymëzimit" të një prej këngëtarëve ikonë të repit italian.
A mos duhet të mendojë se së shpejti Gué Pequeno do të performojë në Tiranë? Kryeqyteti i Shqipërisë ka pritur vitet e fundit dhjetëra artistë me famë botërore, të cilët kanë kënduar hitet e tyre dhe të rinjtë kanë mbushur sheshet.