
Alban Hoxha - Ciljeta Xhilaga
Partizani u mposht thellë 4-1 ndaj Vllaznisë ditën e djeshme. Një humbje, e cila ka “zemëruar” të gjithë tifozët e “Demave”.
Të pësosh 4 gola janë shumë për një ekip që pretendon titullin kampion, aq më tepër që në portë ishte një prej veteranëve, Alban Hoxhës. Diçka e tillë ishte e papranueshme nga tifozët, por për gardianin e portës pavarësisht humbjes, një prej tifozeve më të zjarrta të tij nuk e fsheh dashurinë.
Çiljeta Xhilaga ka bërë një postim në rrjetet sociale ndaj Alban Hoxhës. Këngëtarja shkruan “ My Man, gardiani i portës”, duke i dalë në mbështetje personit të zemrës së saj.

Poll