Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Pas një periudhe të errët, bashkëshortja e Dani Alves ndan një lajm të gëzueshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Pas një periudhe të errët, bashkëshortja e Dani Alves ndan
Dani Alves, Joana Sanz

Pas muajsh të vështirë të mbushur me sfida dhe sulme nga opinioni publik, modelja Joana Sanz ka ndarë më në fund një lajm të bukur që ajo është në pritje të ëmbël.

Vetëm pak ditë pasi bashkëshorti i saj, ish-futbollisti Dani Alves, u shpall i pafajshëm në apel për akuzat e rënda të sulmit seksual, Sanz ka bërë publike shtatzëninë e saj, duke e shoqëruar lajmin me një rrëfim prekës për rrugëtimin e saj.

Në një postim të gjatë emocional, modelja rrëfen humbjet e mëdha që ka përjetuar dhe betejat e saj për t’u bërë nënë.

 “E humba nënën time dy vite më parë, nuk kam më prindër apo vëllezër. Kjo boshllëk më ka shoqëruar deri ditën kur dëgjova për herë të parë rrahjet e zemrës së fëmijës tim. Nuk doja ta ndaja këtë lajm derisa të ishte e dukshme. Nuk kam pasur kurrë instinkt amësor. Pesë vite më parë kisha frikë të bëhesha nënë, kisha frikë se nuk do të mund të punoja dhe se do ta humbisja veten. Kam pasur disa aborte gjatë këtyre viteve. Kam bërë një operacion në tubat e falopit, kam vuajtur nga endometrioza dhe kam kryer dy fertilizime in vitro.

Frustrimi dhe pyetja ‘pse të gjithë mbeten shtatzënë si me magji, ndërsa unë jo?’ më ka shoqëruar gjatë. Jam mësuar ta arrij çdo gjë me punë dhe këmbëngulje. Embrioni im i fundit i ngrirë ishte shpresa ime e fundit. Besoj se nëna ime ma dërgoi atë që të mos ndihesha më vetëm. Që të mund të përjetoja jetën. Çdo gjë vjen në kohën e duhur, mos hiqni dorë.”, shprehet Joana Sanz.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga