
Tenistja amerikane, Sachia Vickery ka tronditur rrjetet sociale me deklaratën e saj të fundit. Ylli i US Open, 30 vjeç, ka bërë një deklaratë të papritur duke zbuluar se asnjë burrë nuk mund të dalë me të pa paguar paraprakisht një shumë të majme prej 1000 dollarësh.
Vickery, e njohur për sukseset e saj në fushën e tenisit, ka bërë bujë edhe jashtë sportit. Ajo hapi një llogari në “OnlyFans”, ku ka nisur të fitojë shifra marramendëse nga përmbajtjet e saj "spicy". Kjo ka sjellë një kthesë të papritur në jetën e saj sentimentale, duke vendosur kushte të rrepta për takimet e ardhshme.
“Nuk dal më në takime falas. Për shkak të sjelljes së burrave, tani kërkoj një parapagesë. Më dërgoni 1000 dollarë dhe takimi mund të ndodhë”, tha Vickery.
Deklarata e saj shkaktoi një debat të nxehtë online, ku disa e konsiderojnë këtë si një “dallaverexhie të zgjuar” që e di si ta shfrytëzojë famën dhe popullaritetin, ndërsa të tjerë e akuzojnë se po shndërron romancën në një biznes.