Futbollisti argjentinas, Mauro Icardi duket se ka gjetur sërish dashurinë. Sipas "Corriere della Serra", e dashura e re e Icardit është avokatja Angela Burgos nga Kolumbia.
Por ajo që e bën edhe me interesante këtë lajm është se pikërisht avokatja në fjalë po merret me procesin e divorcit të sulmuesit argjentinas nga ish-partnerja e tij, Wanda Nara.
Ende nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë marrëdhënie. Përveç karrierës së saj në gjykata, Burgos ka një prezencë televizive edhe në emisionin me përmbajtje të ngjashme me titull “Inocentes & Culpables”.
Duke folur për gazetën italiane, ajo tha se “Icardi është një burrë tërheqës, është i civilizuar, një zotëri, por për momentin kam gjëra të tjera në mendjen time. Kur punoj, fokusohem te klientët e mi dhe nuk e kthej shikimin larg”.
Vihet re se Burgos është nënë e një vajze të vogël ndërsa Icardi është baba i dy vajzave nga martesa me Narën ndërsa ka ndihmuar në rritjen e fëmijëve që ajo kishte me Maxi Lopez.
Kujtojmë që Icardi dhe Nara janë martuar që nga maji 2014, përpara se 37-vjeçari të zbulonte në korrik se çifti ishte ndarë përgjithmonë.