Dua Lipa dhe Riquelme
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është parë në Buenos Aires duke shijuar një nga spektaklet më intensive të futbollit, Superclásicon midis Boca Juniors dhe River Plate.
Dua Lipa e cila ishte së bashku me familjarët e saj në stadium mbante të veshur fanellën më të fundit të kombëtares së Argjentinës.
Familja Lipa e ndoqi ndeshjen nga zona VIP, duke u përfshirë dhe bërë tifo dhe me turmën e tifozëve.
Prania e tyre u vu re dhe nga legjenda e Boca-s dhe presidenti aktual i klubit, Juan Román Riquelme i cili ndaloi pranë stolit të saj për t’ia uruar mirëseardhjen personalisht.
Ikona argjentinase i dhuroi Duas dy fanella të Boca-s, të dyja me numrin e tij të famshëm “10” dhe emrin “Román”.
Poll
