Lei Kraja i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ish moderatorja sportive, ishte e ftuar në "Top Albania Radio" ku po diskutohej rreth Arjan Currit për podkastin që kishte me Grida Dumën.
Ndër të tjera, aty u fol për një martesë të mundshme të analistit në të ardhmen dhe pikërisht iniciuar nga kjo, Kraja tregoi se do të ishte e gatshme të bënte një fëmijë me Arbër Çepanin. Madje tregoi se i kishte thënë disa herë aktivistit të njohur për të qenë ai babai i fëmijës së saj.
E ftuar në “Pardon My French”, Lei Kraja tha: “E kam menduar dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit: “Hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë”. Duke qenë se i kam thënë disa herë: “Hajde bëhu babai i fëmijës time”.
Një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta dhe nuk dihet nëse është një provokim i bukuroshes për komente apo vërtetë ajo do të dëshironte që babai i fëmijëve të saj të ishte ish banori i Big Brother Albania.
