Duket se ka marrë fund përfundimisht lidhja e dashurisë mes Lamine Yamal dhe Alex Padilla. Dyshja që dukej si çifti i momentit në botën e futbollit, aq shpejt sa u ngrit në piedestal, aq shpejt edhe ra. Shkak u bë një video në TikTok ku Padilla dukej në praninë e disa miqve dhe akuzohej se ishte ulur në prehrin e një djali.
Por, vetë ajo ka reaguar duke thënë se ishte ulur në një stol e jo në prehër. Në një video tjetër shihet qartë se 17-vjeçarja kishte të drejtë megjithatë, duket se nuk ka mjaftuar. Lamine dhe Alex nuk janë më me njëri-tjetrin teksa edhe në rrjete sociale nuk ndiqen më.
Superylli spanjoll duket se e ka harruar shpejt këtë histori teksa në një foto të shkrepur së fundmi, shihet në praninë e një tjetër vajze të cilës i ka hedhur dorën sipër këmbëve teksa të dy janë në një pishinë mes miqsh.