
Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat spanjolle modelja braziliane Anna Silva, ish e dashura e Vinicius Junior ka treguar anët e errëta të këtij të fundit në lidhjen që kanë pasur.
Modelja e ka quajtur brazilianin një manjak që nuk donte t’ia dinte për të, por vetëm për dëshirat e tij seksuale.
“Unë nuk jam një vajzë që bën ato lloj gjërash.Vinicus më ka provokuar shumë herë dhe para se të lidheshim së bashku. Shpesh më niste foto të pahijshme që përpiqesha ti injoroja, por ai nuk ndalej me aq. Njëherë më kërkoi të merrja me vete shoqen time të ngushtë për të shkuar në pushime së bashku, por refuzova. Dihej se ccfarë kishte në mendje ai”, shprehet brazilianja.
Ndërkohë që ylli i Real Madrid nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë temë dhe. Ai e ka kaluar në heshtje duke u fokusuar në fushën e blertë ku dje ishte protagonist me një gol dhe një asist në fitoren 0 me 5 të kombëtares së Brazilit ndaj asaj të Koresë së Jugut.