Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

I dëmtuar për futboll, jo për dashuri! Lamine Yamal nis aventurën e re romantike me TikTok-eren e njohur

Shkruar nga NEWSPORT
I dëmtuar për futboll, jo për dashuri! Lamine Yamal nis
Lamine Yamal dhe Anna Ghegnoso

Futbollisti i njohur Lamine Yamal, tërheq vëmendjen jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për jetën personale.

Tashmë duket se fansat e futbollistit i kanë zbuluar edhe të dashurën e re, pasi është parë me Tik Tok-eren e njohur, Anna Ghegnoso duke bërë blerje në disa dyqane.

Në verë, ai u përfol se ishte në një lidhje me influenceren Alex Padilla, por romanca nuk zgjati shumë, pasi i dhanë fund lidhjes pas disa muajsh.

Tani, fansat besojnë se lidhja e tij e re është Anna Ghegnoso pasi u panë së bashku në La Roca Village në Barcelonë, teksa po bënin disa blerje.

Sipas raportimeve, Ghegnoso, së bashku me mikeshën e saj influencuese Fabiola Ballieri, kanë udhëtuar nga Italia për të takuar Yamal.

Kujtojmë që futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës është prej javës larg fushave. Ai pësoi një dëmtim në Champions League, përballë Crvena zvezda.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga