Prej vitesh tanimë të gjithë jemi njohur me “përrallën e Hirushes”, jo historinë e Hirushes së filmave vizatimore, por për atë të Georginës dhe Ronaldos. Si një dyqan rrobash ku bukuroshja punonte u bë “sebepi” për fillimin e një dashurie të madhe si ajo e bukuroshes argjentinase me yllin e futbollit.
Epo, si duket kjo histori nuk paskërka qenë dhe kaq e vërtetë, kjo sipas moderatores së sportit, Hygerta Sakos. Së fundmi, ajo ka thënë se ka teori konspirative se Georgina dhe Ronaldo nuk janë parë për herë të parë në dyqanin e rrobave. Sipas Sakos, ajo skenë ka qenë e mirëmenduar nga Georgina.
“Aq Hirushe nuk ishte ajo Xhorxhina Alban po.. nejse..Ka informacione që nuk e ka njohur për herë të parë aty në dyqan. Ajo ka pretenduar që janë takuar për herë të parë në dyqan, por në fakt ajo ka qenë e mirëmenduar. Ka një teori, por është teori konspirative. Ka qenë teori që është menduar nga ajo. Ai (Ronaldo) gjeti një vajzë që nuk i shqepet goja, thotë si do ti do të flesh? Fli. Do të hash? Ok, si të duash ti. Nuk është Xhorxhina me personalitet, duhet ta themi. Xhorxhina është e urtë, ka thënë shyqyr që më ka rënë këpuca e hirushes, e vesha edhe po rri urtë”, tha Hygerta.