Jasir Asani ditën e djeshme zbuloi edhe destinacionin e tij të ri. “Mëngjarashi” ka udhëtuar drejt Dubait për të kaluar disa ditë pushime.
Ish-i i Partizanit nuk ka udhëtuar i vetëm, teksa bashkë me të këtë udhëtim e ka bërë edhe e dashuria e tij, Giota. Kjo e fundit është mbështetja më e madh e Asanit, me dyshen që udhëtojnë së bashku në çdo vend.
Kujtojmë se 29-vjeçari e ka mbyllur këtë vit me Gëangjunë. Futbollisti për shkak të një dëmtimi u detyrua ta mbyllte para kohe.
Në postimin e tij të gjatë, Asani lë të kuptohej se pritet të largohet nga Koreja e Jugut. Interesimet dhe ofertat për të nuk munguan në merkaton e verës, por klubet e interesuara nuk ia dolën të bindnin koreanët. Tashmë me interes pritet të mësojnë se ku do të jetë e ardhmja e Asanit në merkaton e janarit.