Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Kjo, jo vetëm për performancën fantastike të dhuruar në Europian, por edhe për jetën e tij private.
Para disa ditësh qarkulloi një video, ku e dashura e tij Alex Padilla ishte ulur në prehrin e një djali tjetër. Kjo bëri që të mendohej se Padilla e kishte tradhtuar Yamal dhe lidhja e tyre kishte marrë fund.
Por dy adoleshentët mesa duket vazhdojnë të jenë së bashku. Diçka të tillë e tregojnë qartë edhe fotot që po qarkullojnë në rrjet. Yamal dhe Alex Padilla janë fotografuar së bashku, teksa kalojnë pushimet në Greqi.
Nuk dihet ende se si vazhdon marrëdhënia e tyre, por në foto duken një çift mëse normal që po merr rreze. Dy 17-vjeçarët duket të kenë lënë pas keqkuptimet dhe janë rikthyer krah-njëri-tjetrit.