Lamine Yamal ishte një nga protagonistët absolut të Euro 2024 me Spanjën e tij. Sulmuesi 17 vjeçar gjithashtu u bë “hit” në media për historinë e dashurisë me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.
Por mesa duket, kjo historia e dashurisë mes adoleshentëve nuk ka zgjatur shumë. Lamine Yamal aludohet të jetë përsëri “single”. Diçka të tillë e “thotë” një video që po qarkullon shpejt në rrjet, me tifozët e Yamal që kanë kryqëzuar Alex Padilla.
Në një video live në Instagram, kjo e fundit shihet teksa është e ulur në prehrin e një tjetër djaloshi. Kjo është marrë si tradhti ndaj futbollistit të Barcelonës dhe mesa duket lidhja e dashurisë mes Padillas dhe Yamal ka marrë fund.
Gjithashtu, dy 17 vjeçarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Kjo e bën akoma më të sigurt që ata nuk janë më në një lidhje me njëri-tjetrin.
View this post on Instagram