
Armando Broja po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij futbollistike me Everton. Sulmuesi shqiptar ka rënë “viktimë” e dëmtimeve të shumta, duke qëndruar jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë.
Megjithatë jeta personale përtej futbollit, duke se po i shkon “vaj”. Pasi është ndarë nga influencerja britanike, Jade Alyssa Wills, Broja nuk ka vonuar për të rigjetur dashurinë, e cila i kishte munguar gjatë kohës që ishte “single”.
Mësohet se 22-vjeçari ka nisur një lidhje romantike me një vajzë nga Përmeti të quajtur Sindi. Kjo e fundit jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ndryshe nga ish-partnerja e futbollistit, Sindi nuk preferon rrjetet sociale apo jetën publike.
Ndërkohë që “Revisa Class” ka publikuar foto të çiftit, por edhe disa të tjera ku Sindi shfaqet e vetme dhe në superformë.