Lidhja e Alban Hoxhës dhe Çiljeta Xhilagën nuk është më një sekret për publikun. Sonte këngëtarja ka folur në “Ferma Vip” për ndryshimin e madh në jetën e saj, për të hequr dorë nga muzika dhe për t’iu përkushtuar familjes me portierin. Ajo ka dëshmuar që është një nënë e mirë dhe për ta sakrifikon gjithçka.
Pas rrëfimit të saj prekës brenda fermës është futur djali i Çiljetës, Fernandon dhe djali i Alban Hoxhës Bekon. Mirëpo, sipas këngëtarës të dy janë fëmijët e saj dhe nuk i ndan dot nga njëri-tjetri.
View this post on Instagram
Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë një bisede me Glorian, ajo tha se kishte humbur një fëmijë, kur ishte vetëm 7 javësh. Zemërthyer, ajo tha se nëse shtatëzania do shkonte ashtu siç ishte planifikuar, fëmija sot do të ishte 4 vjeç.
“Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.
Pavarësisht këtij momenti të vështirë, me bindje të plotë ajo tregoi se do të tentojë sërish të këtë fëmijë me Albanin.
Po ashtu Çiljeta Xhilaga ka treguar edhe historinë e njohjes së saj me Alban Hoxhën, portierin e Partizanit, me të cilin kanë plot 8 vite bashkë.
Çiljeta ka zbuluar se si një gazetare ishte bërë shkak që të dy të njiheshin së bashku. Gjithashtu nuk e ka fshehur faktin se sa problem e kishte pasur që Alban Hoxha ishte më i vogël në moshë. Ajo ka treguar se pëlqimi për portierin kishte nisur gjatë një ndeshje futbolli, kur kishte shkuar për ta ndjekur në stadium.