
Një sportiste e bodybuilding është gjetur e lidhur dhe e vrarë me thikë në klinikën ku punonte si psikologe.
“The Sun”, shkruan se është gjetur e pajetë 42-vjeçarja Fabiana Maia Veras, e cila ishte në klinikën e saj në Assu të Brazilit, ku edhe punonte si psikologe.
Edhe pse e njohur për fizikun e saj, duket se gruaja nuk ka arritur të përballet me autorin, i cili e kishte lidhur në një karrige dhe e ka qëlluar disa herë me thikë duke i marrë jetën.
Kamerat e sigurisë tregojnë një burrë që ka hyrë në kilinkë, më pas ka qëndruar 15 minuta aty dhe është larguar. Policia tha se ai kishte marrë me vete celularin e Fabiana, në dukje për të fshehur gjurmët e krimit.
I dyshuari besohet se është një 41-vjeçar që ka pasur lidhje të mëparshme me viktimën. Motivi i krimit është ende i panjohur.