Sezoni 2025-2026 nuk ka qenë në pritshmëritë e duhura për Mario Mitaj, i cili kohëve të fundit ka pësuar një rënie të rendimentit në fushën e lojës.
Këtë e tregon dhe mungesa e tij në grumbullimet e fundit të skuadrës arabe Al Ittihad, ku trajneri Sergio Conceicao nuk e konsideron më të rëndësishëm në formacionin startues. Madje, 22-vjeçari nuk u pa as në stolin e rezervave në ndeshjen e fundit që kjo skuadër humbi përballë Noem Fc në shifrat 3-4.
Megjithatë, Mario Mitaj ka zgjedhur të shpërqëndrohet sadopak duke kaluar pak kohë me partneren e tij në një palestër. Në postimin e shpërndarë së fundmi nga vetë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai nxjerr dhe portierin e partneres gjatë stërvitjes. Një mënyrë e gjetur për të ngushëlluar sadopak veten në një kohë shumë të vështirë.
