
Për Armando Brojën dita e sotme është shumë e veçantë. Sulmesi i Kombëtares feston 24-vjetorin e tij të lindjes dhe në këtë ditë speciale për të padiskutim nuk kanë si të mungojnë edhe surprizat.
Njëra prej tyre, më romantikja dhe emocionuesja i ka ardhur nga e dashura e tij, Sindi. Kjo e fundit ka pritur Brojën në shtëpi pas ndeshjes së Kombëtares, në një ambient të rregulluar enkas për 24-vjetorin e tij të lindjes.
Tullumbance, numri 24, tortën dhe një urim romantik, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë në krahët e njëri –tjetrit, teksa në këtë festë nuk mungoi as macja e tyre. Moment që Broja nuk ka nguruar ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në “Insta-Story”.
“Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë, dashuria ime dhe partneri im”, ka shkruar Sindi, ndërsa Broja e ka shoqëruar me një emoi në formë zemre.
