Çiljeta ka folur për djalin e Alban Hoxhës, Bekimin në formatin televiziv “Ferma VIP”. Këngëtarja e njohur që bashkëjeton prej vitesh me portierin e Partizanit, duket se ka një lidhje të veçantë me të birin e “gardianit”.
E ëma e vogëlushit humbi jetën menjëherë pas lindjes. Megjithatë sipas Çiljetës, Beko ia ka “këputur kokën”. Teksa bisedon me banorët e tjerë, ajo thekson se nuk i ngjan aspak Albanit.
“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, u shpreh Çiljeta.
Poll