Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Babi nuk ishte dakord, për të ishte e tmerrshme”, modelja shqiptare rrëfen historinë e njohjes me Pavard: E lashë të më priste 5 vite, më dërgonte lule e dhurata vazhdimisht

Shkruar nga NEWSPORT
“Babi nuk ishte dakord, për të ishte e tmerrshme”, modelja
Kleofina - Benjamin Pavard

Modelja shqiptare, Kleofina (Pnishi) Pavard ishte e ftuara e radhës në “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit. Ajo ka rrëfyer për herë të parë njohjen e saj me futbollistin e Francës, Benjamin Pavard.

Kleofina, e cila në korrik të këtij viti i dha fund beqarisë dhe u martua me francezin, me çiftin që bënë edhe një dasëm madhështore në francë. Në rrëfimin e saj, ajo tregoi për njohjen me francezin dhe se si nisi historia e tyre e dashurisë.

Madje zbuloi se në fillim kur e kishte parë në një festë nuk i kishte pëlqyer aspak, ndërsa për futbollistin ishte “dashuri me shikim të parë”. Gjithashtu tregoi se për 5 vite Pavard i shkruante dhe i dërgonte lule, pavarësisht se nuk kishin kontakte mes tyre, derisa në një moment vendosi t’i japë një mundësi.

Por më e vështira për Kleofinën ishte momenti kur duhej t’i tregonte të atit. Madje babi i saj nuk ishte dakord në fillim, pasi për të ishte e tmerrshme që ajo të kishte një francez për burrë. Por më pas pranoi gjithçka dhe tashmë gëzojnë një raport të mirë.

"Jam martuar më një francez. Babi nuk ka qenë dakord në fillim. Nuk ja kam thënë unë, ja ka thënë vëllai. Nuk e mendoja dot veten para babit t’i thoja që dua një francez. I tha vëllai kur ishim në plazh. I tha që është futbollist, e nisi nga më e keqja. Për të ka qënë edhe më e tmerrshme, me qenë futbollist, i famshëm, me u marr me femra. Kështu që ka thënë po e lë edhe 6 muaj të kalojnë bashkë, ka bërë sikur nuk e ka vesh dhe ka gënjyer veten që nuk është e vërtetë.

Kaluan 6 muaj, dhe unë isha akoma e dashuruar, vëllai ka shkuar ta takojë dhe t’i thojë prap. Benjamin ka shkuar ta takoj babin, babai nuk dilte ta takonte për tre ditë. E kam lutur shumë, i kam thënë të lutem dil se asnjëherë nuk të kam zhgënjyer. Nëse unë e kam marr këtë hap i kam menduar të gjitha aspektet, fëmijët.

Babi ka bezdi që traditat nuk do ndiqen, fëmijët të mos flasin shqip. Kur janë takuar ka qenë si dashuri me shikim të parë, nuk e kam besuar, kanë kaluar më mirë se kam besuar. E bëri për veten babin. Përshtatet me njerëzit ai. Në fillim nuk e dinte që kush ishte, më pas ka bërë kontrolle se kush ishte, ka parë që nuk kishte lajme të këqija për të.

Jemi njohur në 2018, mendoja si babai që doja një burrë shqiptar. Shoku i tij i ngushtë ishte në një lidhje me shoqen time të ngushtë dhe jemi njohur në ditëlindjen e saj. Nuk e kam menduar se do ishte e ardhmja ime, nuk e kam pëlqyer në fillim. Në momentin që më ka takuar, i ka thënë këtij shokut të vet që “unë mund të kem të dashura të tjera, edhe kjo do jetë, por në fund me këtë do martohem”.

Deri në 2023 nuk kemi dalë asnjëherë bashkë, ndërkohë që ai niste lule, pyeste miqtë, në çdo ditëlindje vinte që isha dhe unë. Ka pas një lidhje në këtë kohë. Në fejesën e shoqes sime pash që problemi isha unë, kuptova që me të isha vetvetja. I thoja nuk je shqiptar dhe nuk je për mua, nuk më pëlqen fizikisht.

Tani që mendoj, them nuk paskam qenë mirë. Mendoja që nëse vazhdoja kështu mund ta humbja, të vazhdonte jetën e tij. Kur kupton se je duke e humbur dikë, i hap sytë. Në atë moment kam thënë “si ka mundësi që në këtë 5 vite nuk e kam dashur”, shprehet modelja, e cila në një moment gjatë intervistës telefonoi futbollistin për të treguar se i ka mësuar disa fjalë shqip.

“Ta ha zemrën. Dashni. Zemër. Të dua”, ishin disa nga fjalët që Pavard ka mësuar të flasë.

Poll

Lexo gjithashtu