
Modelja Angela Martini vazhdon përplasjen virtuale me Fatmir Hysenbelliun. Përmes InstaStory Angela Martini ka publikuar disa mesazhe të cilat ia dërgonte kohë më parë Fatmir Hysenbelliu.
Përveç mesazheve që i dërgonte ky i fundit, Angela Martini ka publikuar edhe mesazhe të tjera që ia kanë dërguar në Instagram ku thuhet se Fatmir Hysenbelliu organizon festa private në shtëpinë e tij ku femrat abuzohen seksualisht dhe ku përdoren lëndë narkotike.
Kujtojmë se ditën e sotme, Angela Martini rrëfeu historinë e një reklame për një kompani alkooli në Shqipëri, shumë vite më parë. Sipas saj, pas ndryshimit të pronarëve, imazhi i saj u përdor pa të drejtë dhe pa pagesë për gati një vit dhe për këtë fajëson Hysenbelliun.
Sakaq, ajo tregoi se me Fatmir Hysenbelliun ka pasur një lidhje të shkurtër, por pas veprimeve të tij vendosi të largohet brenda dy javësh.


