Ernest Muçi po lë gjurmët e tij me Legian në Europë. Sulmuesi kuqezi ia doli të gjejë sërish rrugën e rrjetës sonte me Legia, kundër Aston Villas në transfertë. Goli i tij ishte i barazimit, me sfidën që vazhdon 1 me 1 aktualisht.
“Muçi gjuajtësi”, shkruan faqja zyrtare e Conference League në rrjetet sociale. Kujtojmë se Muçi ia kishte dalë t’i shënonte dhe më parë Aston Villas. Në ndeshjen e parë mes tyre, sulmuesi kuqezi ishte shënuesi i 2 golave në fitoren 3 me 2.
Poll