Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Golden State një fitore larg gjysmëfinales së Perëndimit, surprizon Memphis Grizzlies

Shkruar nga NEWSPORT
Golden State një fitore larg gjysmëfinales së Perëndimit,

Gjysmëfinalet në Konferencën e Perëndimit janë më pranë për Golden State Warriors, surprizon Memphis Grizzlies që barazon serinë ndaj San Antonio Spurs. Në Lindje, ishte mbrëmja e Toronto Raports dhe Atlanta Hawks. Të privuar nga Kevin Durant i dëmtuar por edhe nga trajneri Steve Kerr i cili nuk ishte në pankinë për shkak të gjëndjes gripale që e ka përfshirë, Golden State Warriors përmbushi të gjithë pritshmëritë. Favoritët kryesorë për titullin në këtë sezon të Nba, trimfuan edhe në ndeshjen e tretë ndaj Portland Trail Blazzers duke e cuar në 3-0 serinë e sfidave mes tyre.

Falë suksesit në Moda Center me shifrat 119-113, Stephen Curry-it me shokë tashmë u mjafton vetëm një fitore për të avancuar në raundin tjetër të play-offit. Ishte një sfidë të cilën vendasit e Portland e nisën më mirë madje në përfundim të pjesës së parë Trail Blazzers kryesonin me 13 pikë avantazh, madje e thelluan deri në 16 pikë epërsinë në fillimin e periodës së tretë. Por që nga ky moment skena ishte e gjitha për Stephen Curry dhe Klay Thompsonin. I pari realizoi 34 pikë ndërsa Thompson shtoi 24 të tjera me Warriors që arritën të përmbysnin një disavantazh të konsiderueshëm për të marrë në fund një fitore me shumë vlera. Në krahun tjetër Portland-it nuk i mjaftuan 32 pikë e McCollum dhe 31 të Lillard.

Një ndeshje me të vërtetë spektakolare u zhvillua në Tenessee aty ku Memphis Grizzlies mposhti pas kohës shtesë San Antonion duke barazuar në 2-2 serinë e cerekfinaleve mes tyre. Në një ndeshje të ekulibruar për pjesën më të madhe të kohës, fitoi në fund grinta dhe dëshira e vendasve. Memphis triumfoi me rezultatin e ngushtë 110-108 falë edhe 35 pikëve të realizuara nga Mike Conley. Një paraqitje super për Spurs-at bëri Kawhi Leonard autori i 43 pikëve, por ylli i San Antonios nuk arriti të evitonte dot humbjen e skuadrës së Gregg Popovich që pavarsisht gjithckaje vazhdon të mbetet favorite për të kaluar më tej./Supersport Në Lindje barazoi në 2-2 serinë Toronto Raptors. Skuadra kanadeze triumfoi në transfertë ndaj Milwaukee Bucks me shifrat 87-76, në një ndeshje ku gabimet e shumta ishin evidente nga të dy krahët. I vetmi që shkëlqeu ishte i përhershmi DeMar De Rozan autori i 33 pikëve. Në Georgia kishte festë edhe për Atlanta Hawks që rihapi serinë ndaj Washington Wizards. Në Philips Arena, vendasit kishin një marsh më shumë se skuadra kryqytetase me Atlantën që mori një fitore të lehtë me rezultatin e thellë 116-98. Ishte ndeshja e Millsap autori i 29 pikëve dhe 14 rebound-eve për Hawks, ndërsa shkëlqeu edhe gjermani Denis Schroder që e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe 9 asist. Te ËWashingtoni nuk zhgënjeu ylli i skuadrës, John Wall që këtë herë realizoi 29 pikë të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e Wizards.
Poll

Lexo gjithashtu