Gol jashtë fushe nga...portieri Karius, ishi i Liverpool dhe Diletta Leotta në pritje të një fëmije (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Diletta Leotta dhe Loris Karius janë gati të bëhen prindër. Madje, prezantuesja e njohur ka bërë të ditur në profilin e saj në Instagram se është shtatzënë nëpërmjet një video romantike e publikuar në shoqërinë e portierit të Newcastle.
"Duhet t'ju themi diçka... Por a e dini tashmë? Shpërthejmë nga gëzimi! Unë dhe barku im", fjalët e saj në Instagram.
Dyshja prej kohësh kanë bërë publike lidhjen e tyre megjithëse fillimiet ishin sigurisht të fshehta, edhe pse nuk u kanë shpëtuar paparacëve. Tani çifti kurorëzon lidhjen e tyre me një fëmijë që pritet të vijë në jetë.