Mallorca dhe Barcelona nuk shkuam më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër të javës së 7-të të La Ligas. Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesorë në këtë takim, me sulmuesin “dardan” që ndal hapin e kampionëve.
Fillimisht do të shënonte gol në minutën e 8-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij ndaj blaugranave. Sërish ‘pirati” do të gatuante golin e dytë të ekipit të tij, teksa në minutën e 45+3 do të asistonte për shokun e skuadrës, Prats për shifrat 2-1, por në fund Barça do të shënonte dhe do të barazohej rezultati 2-2.
Pas kësaj ndeshje Muriqi ishte shumë i lumtur, ndërsa do të theksonte se
“Ne vinim nga një humbje e shëmtuar dhe duhej t’i rregullonim gjërat, duhej të reagonim. Luanim kundër një ekipi të madh, por kur luftoni dhe luftoni, edhe fati vjen. Unë mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”.
Ne e dinim se ata janë shumë të mirë me topin. Mendoj se po të kishim qenë më të kujdesshëm mund t’i kishim bërë më shumë dëme Barcelonës. Gjithsesi, një pikë ndaj tyre nuk është keq. Të mos të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit. Edhe vetë jam i kënaqur me punën time. Unë jam një sulmues dhe kur nuk shënon, nervozohesh. Më duhej kjo ndeshje, më duhej kjo paraqitje, ky gol. Kështu është një sulmues, kur shënon një, zakonisht vijnë edhe të tjerët”, deklaroi sulmuesi “dardan”.