
Goditje e rëndë për Real Madrid dhe trajnerit Zidane në prag të takimit ndaj Chelsea në gjysmëfinale të Champions League. Rafael Varane ka pësuar një dëmtim muskular dhe do të qendrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë. Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Champions League do të luhet ditën e mërkurë dhe trajneri Zidane duhet të bëjë llogarit pa mbrojtësin francez.
Gjithashtu në dyshim është edhe Sergio Ramos që edhe pse është rikthyer nga dëmimi nuk është në formën e tij më të mirë. Sfida e parë, Real Madrid-Chelsea e luajtur në Spanjë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa ditën e mërkurë do të vendoset se cila skuadër do të kalojë në finalen e madhe.
Poll