
Heiko Vogel i ka dalë në mbrojtje Taulant Xhakës pas dënimit me 8 ndeshje pezullim nga Federata e Futbollit të Zvicrës. Ish mesfushori i kombëtares shqiptare e pësoi rëndë pasi goditi me kokë lojtarin e Zurichut, Nikola Katiç.
Vogel ka folur me superlativa për Xhakën duke e cilësuar si shembullin e mirë të skuadrës së Baselit. Përpara gazetarëve, Vogel ka thënë:
“Xhaka është një shembull i mirë, pasi mundohet t’i drejtojë dhe menaxhojë shokët e skuadrës në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.
Ai është një lojtar emocional dhe është e pafalshme ajo që e bëri. Ai e di këtë, por është njeri dhe të gjithë bëjnë gabime”, tha trajneri i Baselit para ndeshjes me Fiorentinën.
Poll