
Arsenal po mendon që tani për sezonin e ri. Me futbolli e ndalur për shkak të coronavirusit, skuadrat kanë më shumë mundësi të studiojnë alternativat për edicionin tjetër.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, ka hedhur sytë nga La Liga. Emri i parë në listë është Carlos Soler që luan te Valencia. Sulmuesi ka një kontratë deri në 2023 me Valencian dhe shifra e kartonit të tij është rreth 40 milionë euro. Arsenal e do me çdo kusht në ekip pasi trajneri Arteta e pëlqen mjaft si futbollist.
Poll