Gjithmonë që flitet për Jose Mourinho-n, kuptohet se bëhet fjalë për lajm të veccantë. Këtë herë pritet të bëjë të tjera ndryshime te Manchester United, duke larguar pesë lojtarë.
Bëhet fjalë për pesë largime, që Murinho nuk i përdor asnjëherë në formacionin zyrtar, duke mos i penalizuar më këta të fundit, por ju jep mundësinë për të gjetur një tjetër ekip ku futbollistët mund të aktivizohen.
Lista e lojtarëve përbehet nga Memphis Depay, Marouane Fellaini, Bastian Schweinsteiger, Morgan Schneiderlin dhe Anthony Martial janë emrat që do të largohen nga “Old Trafford” në merkaton e janarit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediet britanike, të cilat shkruajnë, se United ka në tryezë oferta të ndryshme për të gjithë futbollistët dhe tashmë ka nisur t’i shqyrtojë ato.