
Kosova prej kohësh vuan mungesën e një mesfushori shkatërrues që të marrë në dorë “frenat” e kësaj skuadre dhe të bëjë lidhjen mes prapavijës dhe ofensivës. Drejtuesit e përfaqësueses së Kosovës i kanë vënë syrin një 21-vjeçari, madje e kanë kontaktuar për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në nivel ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Veldin Hodza, i cili është titullar i padiksutueshëm te Rijeka në Kroaci. Sipas “indiex.hr” bëhet me dije se së shpejti Primoz Gliha do të udhëtojë në Kroaci për të takuar personalisht lojtarin dhe për të biseduar më konkretisht me të. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe menaxheri i lojtarit, Dragan Skocic.
Hodza vjen nga një familje goranësh që ndodhen afër kurfirit Shqipëri- Kosovë, por që ka lindur në Kroaci. 21-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kroacisë, teksa me U-21 ka luajrur 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Nga “Transfermarket” vlerësohet me 3 milionë euro. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe nëse Hodza do të pranojë të veshë fanelën e “Dardanëve” apo do të preferojë atë të Kroacisë.