Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjoka me letër në dorë, “zbardh” skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi në çdo sezon do ta nisë me ndryshime në pankinë, por edhe në përbërje. Organika e verilindorëve përherë ka pasur lëvizje, të cilat herë kanë dhënë fryte pozitive dhe herë negative. Largimi i Hasan Likës dhe marrja e postit nga Ernest Gjoka pritet që të pasohet me shumë lëvizje.

[caption id="attachment_19217" align="alignleft" width="300"]Ernest Gjoka kur prezantohej te Kukësi Ernest Gjoka kur prezantohej te Kukësi[/caption]

Nga porta deri në sulm, trajneri tiranas ka në dorë lapsin dhe letrën, duke bërë llogaritë se kush i duhet për sezonin e ri dhe kush mund të lihet i lirë. Kontrata më 1 gusht iu përfundon gjashtë lojtarëve, ndërsa duket i larguar braziliani Erick Flores. Por, veç Floresit, në pikëpyetje largimi duket dhe Izair Emini, vendin e të cilit pritet që ta marrë kroati Pejiç, i cili është një “dashuri” më vete për presidentin Safet Gjici.

Megjithatë, rëndësia e nisjes së përgatitjeve më 29 korrik lidhet ngushtë me rinovimin e kontratave me disa prej lojtarëve që më 1 gusht sipas dokumentacionit duhet të jenë të lirë. Por, stafi teknik nuk dëshiron largimin e disa prej tyre, kryesisht të Musollit, Micit dhe Shametit. Të tre lojtarët preferohen nga stafi, ndërsa nuk dihet nëse do të qëndrojnë, pasi kanë kontrata.

Sa iu përket afrimeve, parashikohet që të ketë 4 ndërhyrje. Në portë, ku Koliqi duket i larguar, gjithashtu dhe në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Reparti ofensiv, tashmë e ka zbuluar emrin, ai është Pero Pejiç, por edhe porta, ku me shumë mundësi Stivi Frashëri do të jetë “gardiani” i ri i verilindorëve.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga