
Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, ka treguar prapaskenat e transferimit të Sadio Mane në Mynih. Salihamidzic rrëfeu se gjithçka është diskutuar në oborrin e shtëpisë së tij…
“Gjithçka ndodhi në oborrin e shtëpisë time. Marko Nepe dhe unë, ishim të ulur me Bjern Becemer dhe Daniel Delonga, agjencia e të cilëve përfaqëson Gnabry. Nuk është një sekret që ne ishim në bisedime për të rinovuar me Serge Gnabry, por aty u përmend për herë të parë emri i Mane.
Gjatë diskutimeve i thashë vetes: ‘Diçka është e mundur’. Teksa Bjern po largohej, e pyeta se sa të mëdha ishin shanset tona. Kur dëgjova se Mane i kishte refuzuar të gjitha ofertat e Liverpool për të rinovuar, u interesova menjëherë.
Dy ditë më vonë, Julian Nagelsmann dhe unë ishim në bordin e avionit drejt Liverpoolit. Për mua, ishte menjëherë e qartë se nëse do të ekzistonte mundësia për ta transferuar Manenë, unë isha gati të punoja ditë e natë. Juliani më mbështeti që prej fillimit”, u shpreh Salihamidzic.