Vllaznia e basketbollit për meshkuj mori një fitore historike dje në transfertë, teksa shkodranët mposhtën IBAR Rozhaje për Ligën Ballkanike. Kuqeblutë përmbysën malazezët, duke marrë fitoren e parë në Ligën Ballkanike sa I takon transfertave. Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, teksa në dy periodat e fundit djemtë e koshit shkodran kanë përmbysur rezultatin, duke triumfuar në fund 66-82.
16 pikë difernecë dhe një përmbysje e çmuar, kanë bërë që edhe sekretari I përgjithshëm I Klubit të Basketbollit Vllaznia të reagojë. I fotografuar mes shtatlartëve të koshit, Blendi Dibra ka folur me fjalë zemre, duke kujtuar se ata janë duke nderuar emrin e Vllaznisë në Ballkan dhe ai është shumë I vogël para tyre, kjo lidhur edhe me fizikun.
Postimi I sekretarit Bledni Dibra:
