
Në prag të dy prillit, ditës botërore të autizmit, Kombëtarja shqiptare dhe Federata Shqiptare e futbollit i janë bashkuar së bashku fushatës ndërgjegjësuese ndaj këtij fenomeni në mbështetjetje të kësaj fushate ndërgjegjësuese për mbështetje, pranim dhe mosdiskriminim të kësaj kategorie.
Pak minuta para se të startonte takimi mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, në fushën e lojës kanë zbritur disa fëmijë të cilët në bluzat që mbanin veshur shkruhej "autizmi nuk zgjedh". Këta fëmijë janë pritur nga disa prej lojtarëve të Kombëtares të cilat kanë pozuar dhe janë përshëndetur me tifozët e pranishëm në "Elbasan Arena".
[video width="640" height="368" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2018/03/video-1522083025.mp4"][/video]