Arbnor Muja dhe Mirlind Daku kanë bërë një gjest fantstik e për t’u duartrokitur teksa kanë mundësuar kafen e mëngjesit pa pagesë për qytetarët e Gjilanit, qytetin ku Mirlindi ka lindur ndërsa Muja ka luajtur me Dritën.
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë paguar kafet e ditës së sotme deri në orën 12:00 të drekës në një lokal të qytetit pasi arritën kualifikimin historik në Euro 2024 me Shqipërinë.
Dy yjet kuqezinj nuk harrojnë rrënjët e tyre të cilat do t’i përfaqësojnë në Gjermani me fanellën e Kombëtares së madhe.
Poll